LyricFind Logo
LyricFind Logo
Profile image icon
Lyric cover art

Të kam TY

Apple Music logo
Deezer logo
Spotify logo
Lyrics
Në një kohë ku koha s'matet,
Edhe nata më shumë zgjatet,
Në një ditë ku drita shuhet,
Dhe asgjë nuk ka ç'më duhet,
Unë të kam TY.
Edhe kur dallgët lart ngrihen,
Kur mendja me zemrën zihen,
Kur vërshuar vjen dhe lumi,
Pranë kalon, por s'më merr gjumi,
Të përqafoj TY.
Kur rri varur në kujtime,
Keq s'më vjen për veten time,
Kur dëbora ngrin dhe shpresën,
Dhe besniku e pret besën,
Unë të kam TY.
Dhe kur tingullin e mbyt zhurma,
Kur as Zotin s'beson turma,
Edhe retë bezdisin diellin,
Kur në ëndërr nuk gjej qiellin,
Unë të shoh TY.
Kur në shi nuk shquhen lotët,
I lagur shpirti vërtitet rreth botës,
Kur këndoj me zë të heshtur,
E nesërmja në të djeshmen rri mbështetur,
Të mendoj TY.
Kur rruga tretet nën hapa,
Dhe midis buzëve ngec fjala,
Kur hëna rrëzohet mbi dritare,
Për mua s'kujtohet njeri fare,
Unë të pres TY.
Kur dhe bota humbet kuptimin,
Përsëritja shpërfill ndryshimin,
Kur paqja nuk do ta ndali luftën,
Dhe fluturimit krahët iu këputën,
Unë të dua TY.

WRITERS

Enxhino Jaupllari

PUBLISHERS

Lyrics © O/B/O DistroKid

Share icon and text

Share


See A Problem With Something?

Lyrics

Other

LyricIQ Analysis

Top Emotion

Sadness

Sentiment
Thumbsup IconThumbsdown Icon
Theme

Sexual